A asht Hillary perseri e sëmune, ky asht episodi tjetër mister!

hillary

Video e pak ditëve ma parë ku Hillary Clinton humbiste ndjenjat bani xhiron e botës dhe shumë ngritën dyshime nëse ajo asht në gjendje me kandidue për Shtëpinë e Bardhë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, nji tjetër episod jo shumë i kandshëm ka ndodh dje, përcjell Tema.

Mediat amerikane shkruejnë se Clinton mund të ketë ende probleme.

Shkak për këto hamendësime ishte nji event i djeshëm, ku politikanët rrallë heqin dorë.

Bahej fjalë për nji takim për mbledhje fondesh.

Ishte organizue nji drekë me biznismenë dhe njerëz të randësishëm, ku pjata për nji person kushtonte 100 mijë dollarë.

Por çuditërisht Clinton e ka anulue pa dhanë asnji shpjegim.

Probleme shëndetësore perseri, apo tjetër arsye? Stafi i saj nuk ka reague ende zyrtarisht.