A asht ky lajmi ma qesharak që ka ba Blici serb! (foto)

Gazeta ‘Blic’ e Serbisë vazhdon me propagandue ulët kundër Kosovës dhe liderëve të saj.

Në numrin e sotëm, Blic merret me Behgjet Pacollin, liderin e AKR’s dhe Presidentin e SHBA’ve, Donald Trump.

Kjo gazetë shkruen se Presidenti Trump merr miliona nga shqiptarët për me i ba presion Serbisë për me njoftë pamvarësinë e Kosovës.

“Shqiptari ma i pasun, Behgjet Pacolli asht financuesi kryesor i Shqipnisë së Madhe dhe nuk kursen mjete që me lobue në të gjithë boten, respektivisht në Amerikë, për pamvarësinë e Kosovës”, shkruen Blic, percjell lajmi.net.

Tutje po në këtë shkrim, kjo gazetë përmend edhe takimet që Vucic, Presidenti i Serbisë, do të ketë me Erdoganin, Nënpresidentin Pence dhe Presidentin Trump.