A bajnë politikanët kosovarë atë çka iu thotë SHBA? Qe përgjigja e ambasadorit amerikan në Serbi

Ambasadori i SHBA’ve në Serbi, Kyle Scott, tha se aktivitetet e Rusisë në rajon janë veprime të këqija, sepse ato nuk i kontribuojnë aspak stabilitetit, por edhe nuk bajnë mirë për zbatimin e qëllimeve strategjike të Serbisë.

Simbas Scott, angazhimi i Rusisë në mënyrë aktive në minimin e vendeve fqije dhe përdorimi i tyne në tokën serbe asht ndikim malij i Rusisë.

Ambasadori tha se Shtetet e Bashkueme konsiderojnë se qendra humanitare ruse në Nish, në fakt, asht qendër e shpijunimit.

Më tutje, Scott tha se vizita e presidentit të Serbisë në Uashington është mundësi e mirë për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.

 

I pyetun për qëndrimet e kandidatëve për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurtit dhe kundërshtimet e tyne ndaj vazhdimit të dialogut me Beogradin, mosformimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, Scott ka deklarue se kjo asht punë e ambasadorit të SHBA’ve në Prishtinë që me analizue atë që ndodh në Kosovë.

Scott ka mohue pretendimet e Serbisë se politikanët e Kosovës bajnë atë që thotë SHBA dhe shtoi se Kosovë asht shtet i pamvarun dhe ban atë që i duket ma e arsyeshme dhe për të mirën e vendit pa u ndikue nga askush.