A doni nënshtetësi tjetër, këto janë vendet ku mundeni me ble (foto)

Nji numër i madh i njerëzve që kanë gjendje ma të mirë financiare po kërkojnë mënyra që të kenë ma shumë se nji nënshtetësi për vete.

Christian Kalin nga kompania ‘Henley & Partners’, kompani kjo që jep këshilla për nënshtetësinë dhe çashtje që lidhen me të, thotë se çdo vit njerëzit shpenzojnë 1.5 miliardë euro për me marrë nji nënshtetësi tjetër, veç asaj që kanë nga lindja, shkruen BBC.

Nji numër i madh vendesh përfitojnë nga kjo, tue caktue nji shumë që e kërkojnë si investim nga personat që duen pasaportat e tyne.

Disa prej shteteve ku mundeni me ‘ble’ nji pasaportë i kemi paraqit ma poshtë:

 

Maltë

Në këtë shtet europian mund ta merrni nënshtetësinë nëse investoni 900 mijë euro. Pasaporta me këtë investim ju vjen mbas 1 vjeti.

 

Belgjikë

Belgët ofrojnë pasaportë mbas 5 vjetesh nëse investoni 350 mijë euro.

 

Spanjë dhe Hungari

Përmes programit Golden Visa, në Spanjë mund të merrni lejeqëndrim për 500 mijë euro, kurse në Hungari e njajta gja ju kushton 200 mijë euro ma pak.

Greqi

Greqia ofron ‘vizën e artë’ dhe nënshtetësi mbas 7 vjetesh nëse investoni 250 mijë euro atje. /Metro/