A e dini cili kryeminister ka me takue i pari Donald Trump’in!

donald-trump-1024-1

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka me qenë lideri i parë i huej me të cilin ka me u takue në New York presidenti i posazgjedhun i SHBA’ve Donald Trump.

Para vizitës Abe ka thanë se gjatë takimit deshiron me ndërtue nji marrëdhanie të besimit.

Aleanca amerikano – japoneze asht “gurthemeli i diplomacisë dhe sigurisë japoneze”, theksoi Abe.

“Ajo mund të ngjallet vetëm nëse ekziston besimi”, thekson kryeministri japonez.

Këshilltari special në kabinetin e kryetarit të qeverisë japoneze Tomohiko Taniguchi deklaroi për CNN se Abe asht “shumë i gëzuem” për shkak të takimit me Trump’in.

“Duhet me punue me Trump’in në katër vitet e ardhëshme. Ky kishte me qenë rast i mirë për ata (Abe dhe Trump) që të njihen mirë”, ka thanë Taniguchi.

 

abe-trump