A e dini çka thotë Donald Trump për Nanë Terezën!

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka komentue shejtënimin e të madhes Nanë Tereza.

“Nanë Tereza përfaqëson ma të mirën e të gjithëve neve. Ajo ishte e shejtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se asht e mrekullueshme të shohësh katolikët anembanë botës tue nderue kontributet e saj të shumta”,- ka shkrue Trump në faqen e tij në Facebook.

Postimin e tij, Trump e ka shoqnue edhe me nji video me disa nga momentet e shejtores shqiptare.

Ceremonia për shenjtënimin e Nanë Terezës do të mbahet  në Vatikan nga Papa Françesku.