A e dini pse pullat në këmishat e grave dhe të burrave janë n’anë të kundërta?

Krejt ata që kanë veshë këmishë në jetën e tyne e kanë vnue re se pullat janë të vendosuna në anë të ndryshme, në mvarësi të gjinisë së personit.

Ndoshta nuk i keni dhanë shumë randësi, por në fakt mbas kësaj mshefet nji histori interesante.

Matt Lauer dhe Savannah Guthrie kanë shpjegue arsyen gjatë emisionit “What’s Trending”.

Simbas tyne, stilet e ndryshme të këmishave datojnë në periudhën kur u shpikën pullat, rreth shekullit të 13.

“Vetëm gratë e pasuna mund të blinin këmishë me pulla, dhe nëse je i pasun sigurisht ke shërbëtore. Pra, ka kuptim që pullat me qenë në anën e kundërt, mbasi asht dikush tjetër që t’i mërthëkon”.