A e mori Assad’i seriozisht paralajmërimin e Trump?

Paralajmërimi i bamë nga presidenti amerikan, Donald Trump, kundër nji sulmi tjetër kimik në Siri asht marrë seriozisht nga regjimi i Bashar al-Assad, konfirmoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

“Duket se ata e kanë marrë seriozisht këtë paralajmërim”, theksoi Mattis, i cili u nis për me marrë pjesë në takimin ministerial të NATO’s në Bruksel, para gazetarëve.

SHBA akuzoi të Hanën në mbramje regjimin sirian të Bashar al-Assad për pregaditjen e nji sulmi tjetër kimik dhe u shpreh e gatshme për me ju kundërpërgjigjë ashtu si kishte ba mbas nji sulmi kimik të dyshuem në Khan Sheikoun, që shkaktoi të paktën 88 të vdekun që prej fillimit të Prillit. /ATSH.