A guxon tash me arrestue Serbia Ramush Haradinajn!

ramush haradinaj
Policia ka me veprue simbas urdhnave të Prokurorisë lidhun me personat që gjenden në fletëarreste, ka deklarue Ministri serb i Punëve të Mbrendshme Nebojsha Stefanovic tue përgjigj në pyetjen se a kanë me arrestue Ramush Haradinaj nëse shkon në Nish (Serbi).
“MPB vepron simbas urdhnit të Prokurorisë në rastet kur t’akuzuemit gjenden në fletë arreste. Polica ka me veprue ashtu ”, ka thanë Stefanovic, raporton gazeta serbe ‘Kurir’.

Të Martën gazeta serbe “Danas” raportoi se nji takim ndërmjet Kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama, Kryeministres së Serbisë Ana Brnabic  dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj mund të mbahet në Nish mbrenda dy ose tre muejve.

Mirëpo, Arbër Vllahiu nga zyra e Kryeministrit Haradinaj ka thanë për lajmi.net se ata nuk i komentojnë fare raportimet e mediave.

Serbia, Ramush Haradinajn e akuzon për krim lufte.