A i ka tash Haradinaj 61 vota mbas votës kundër të Zafir Berishës?!

Edhe nji deputet i koalicionit PANA ka dalë kundër Qeverisë Haradinaj në momentin e fundit, bahet fjalë për Zafir Berishën nga partia NISMA.

Në këtë formë, Qeveria e re ka me pasë rrafsh 61 deputetë mbas largimit të Korab Sejdiut të AKR’s.

Nuk dihet se çka po ndodh me votën e Teuta Rugovës, për të cilën PDK e AAK kishin thanë se e kanë sigurue për Ramush Haradinajn.

Pra, simbas kalkulimeve të fundit, votat për Qeverinë Haradinaj janë në minimum dhe vetëm nji mungesë e ndonjanit deputet nga koalicioni PANA mundet me rrezikue numrin prej 61 deputetësh të nevojshëm.

Seanca asht caktue me nis n’orën 16:00, mirëpo mungesa e Listës Serbe ka ba që ende mos me fillue seanca.

 

Shperndaje në: