A ishte pedofil Michael Jackson, qe pse!

Nji video e re, e publikueme tash, por e regjistrueme në vitin 2003, tregon momentet kur forcat e sigurisë bastisin shtëpinë e kangëtarit Michael Jackson.

70 anëtarë të forcave të rendit u futën në shtëpinë e tij, e njohun edhe si ferma Neverland.

Aty në nji dollap ata zbuluen edhe koleksionin me foto djemsh adoleshentë të zhveshun.

Nji hetues tha se kishte foto shokuese dhe të shpifuna me tortura ndaj femive, nudo femijesh dhe sadomazokizëm.

Koleksioni i pornos u zbulue në kohën kur Jackson akuzohej se kishte ngacmue seksualisht nji 13-vjeçar, të quejtun Gavin Arvizo, nji i mbijetuem nga kanceri.

Por në vitin 2005, akuzat ndaj kangëtarit ranë.