A ka marrëveshje me PAN’in, e vulos AKR!

Raportimin e mediave, se koalicioni PAN ka arritë marrëveshje me Aleancën për Kosovë të Re (AKR), e ka demantue Zavendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Pacollit, Vesel Makolli.

Ai ka theksuar për Telegrafin se Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli së bashku me familjen e tij janë jashtë Kosovës, respektivisht në shtetin e Zvicrës.

“Nuk ka marrëveshje me PAN’in. Madje as takime nuk ka pas në mes të këtyne dy subjekteve. Na para pak ditëve jemi takue me Isa Mustafën, me partinë e të cilit jemi në koalicion”, ka theksue Makolli.

Mediat sot kanë raportue se asht arritë marrëveshja për ndërtimin e Qeverisë në mes të PAN’it dhe AKR’s, ku partia e Pacollit kishte m’u ba pjesë e egzuekutivit kosovar.