A ka me marrë pjesë PAN në seancën e sotme?

Me fillim ne oren 10:00 pritet që sot me fillue mbajtja e seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës, për formimin e institucioneve të vendit.

E të pranishëm në këtë seancë nuk kane me qenë sërish PDK-AAK dhe Nisma për Kosovën.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ba të ditun se nuk kane me marre pjesë as në seancën e sotme, tue e rikonfirmue kështu qëndrimin e tyne të bamë mbas mbajtjes së takimit konsultativ gjatë ditës së Ejte të kësaj jave.

Madje, Krasniqi ka sqarue edhe atë se kur asht e mundun të marrin pjesë në seancë.

“Përderisa injorohen konsultimet për përcaktim të dakorduem të datës së seancës, na nuk kemi me marrë pjesë në çfarëdo seance”, ka thanë Krasniqi.