A ka vendos AAK për Grupin e vet Parlamentar!

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) ende nuk ka vendos nëse ka me formue Grup të veçantë Parlamentar apo jo.

Partia e Kryeministrit Ramush Haradinaj aktualisht në Kuvend vepron në kuadër të koalicionit me PDK’n dhe Nismën, mirëpo kjo e fundit ka konfirmue se ka m’u largue nga PAN’i për me veprue si Grup i veçantë Parlamentar.

Deputetja e AAK’s, Time Kadrijaj ka thanë për lajmi.net se beson që AAK ka me pasë grupin  e vet parlamentar.

Ndërsa, zadhanësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj i pyetun nëse AAK ka me formue Grup Parlamentar, ka thanë se për këtë çashtje “ende nuk asht vendos”.