A kanë me ndikue zgjedhjet në punën e Gjykatës Speciale!

Në muejin Qershor supozohet me nis punën Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Mirëpo, pikërisht këtë muej kanë me mbajt edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Pamvarësisht që zgjedhjet kanë me u mbajt në Qershor, nuk do të këtë zvarritje të punës së Dhomave të Specializueme të Kosovës .

Kështu ka deklarue për Indeksonline Avis Benes, nga zyra për informim e Dhomave të Specializueme.

“Sa u përket Dhomave të Specializueme të Kosovës, mundem me ju informue vetëm për hapat vijues që duhen ndërmarrë para se Dhomat e Specializueme kanë me mujt me pranue parashtrime dhe me krye procedura penale. Këta hapa janë në kryemje e sipër, pamvarësisht nga çfarëdo zhvillimesh të jashtme” ka thanë Benes prej kësaj zyre.

Benes ka shtue se pritët që nga fundi i muejit Maj me u dërgue rregullorja në shqyrtim të Dhomës së Specializueme të Gjykatës Kushtetuese.