A kanë m’u pajtue LAA me VV’n, ky asht vlerësimi i Agim Veliut!

Takimet në nivel të ekspertëve për me harmonizue programet qeverisëse ndërmjet koalicioni LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po shihet si nji opcion i cili ka me sjellë ndonji rezultat konkret për të ardhmen.

Kështu të paktën thotë njani prej figurave kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.

Nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu, shprehet se nuk asht kundër bisedimeve apo hulumtimit të gjetjes së ndonji mundësie, mirëpo nuk shpreson se do të ketë rezultat me partinë e Visar Ymerit.

“Nuk jam optimist se do të ketë diçka pozitive në këtë aspekt. Me Vetëvendosjen LDK ka dallime shumë të mëdha. Ka çashtje që duhet m’u definue paraprakisht edhe nuk e besoj se asht shumë e lehtë ajo punë m’u ba”, asht shpreh ai.

“Mendojë se asht shumë vështirë në këtë situatë me këta numra që kanë dal mbas zgjedhjeve me formu Qeverinë, qoftë nga koalicioni që ka dalë i pari apo këto tjerat për me ba nji qeveri stabile”, thotë Nënkryetari i LDK’s.

Megjithatë, Veliu tregon se subjekti të cilin e drejton Isa Mustafa ma shumë tash asht i fokusuem në zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 22 Tetor.