“A ke ti ftyre” – fushata vetëdijësuese kundër korrupsionit

Me mesazh direkt kundër nji fenomeni shoqnor që vazhdon me pengue zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve, programi kundër korrupsion i UNDP’s, ka nise fushatën vetëdijësuese kundër korrupsionit.

Qëllimi i fushatës asht me i informue qytetarët rreth rolit të institucioneve kundër korrupsion dhe me i nxite qytetarët që me i raportue rastet e korrupsionit në numrin falas të Agjencisë Kundër Korrupsion 0800 10 800.

Programi i UNDP’s kundër korrupsionit ka realizue disa iniciativa prej vitit 2012, ku i ka ndihmue komunat me hartue Plane të Integritetit, ka realizue aktivitete të ndryshme për me i ngrite kapacitetet e gjyqësorit dhe prokurorisë, për me parandalue dhe luftue korrupsionin, ka fuqizue qytetarët me u përfshi në vendim-marrje, ka mbështet Agjencinë Kundër Korrupsionit në zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsion 2013-2017.

Fushata vetëdijësuese e “A ke ti ftyrë” ka me vazhdue gjatë muejve në vijim në qytete të ndryshme të Kosovës. Programi kundër korrupsion i UNDP’s mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicrane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.