A mashtroi Hillary Clinton në debat? Këto fotografi dhezin polemika

Disa fotografi nga debati i parë presidencial amerikan doket se kallxojnë nji “frymje” misterioze nën veshje te Hillary Clinton.

Këto pamje gjithsesi u kanë shërbye edhe konspiracionistëve të ndryshëm, të cilët pretendojnë se kandidatja demokrate ka mashtrue tue u pajisë me nji “pajisje të komunikimit” për të “pasunue” përgjigjet e saj.

“Gunga” në shpinën e Clinton ngjan me nji si tip kutie me nji tel, tue ba pretendime të pabazueme se mundet me qenë nji kufje sekrete.

Gjithsesi thuhet se pajisja nën xhaketën e Clinton ka ma shumë gjasa me qenë nji “kuti” mikrofoni, nga ato të zakonshmet që i vendos cdo person që flet në studiot televizive.

Akuzat për mashtrim nisën edhe në fillim të këtij viti, kur Clinton dhe Trump u akuzuen për përdorimin e kufjeve të mshefta gjatë nji debati televiziv në NBC.

251475 251477