A merzitet PAN’i për bisedimet e LAA’s me VV’n!

Përderisa koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 Qershorit, PDK-AAK-NISMA, nuk po arrijnë me i mbledhë 61 vota për me zgjedhë Kryetarin e Kuvendit, tabori tjetër ka intensifikue bisedimet në përpjekje për me gjetë nji marrëveshje koalicioni.

Fundjavën e kalueme kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti asht takue me Nënkryetarin e LDK’s, Lutfi Haziri për lidhje të koalicionit.

Mirëpo kjo nuk po i intereson deputetëve të PAN’it.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën dhe deputet i kësaj partie, Bilall Sherifi në nji prononcim për KALLXO.com nuk ka dasht me i komentue këto takime, tue thanë se ato janë parti në vete.

“Ato janë parti në vete secila. Takimet e tyne ju takojnë atyre. Prandaj nuk shoh ndonji nevojë me komentue veprimet e të tjerëve”, tha Sherifi.

Njajtë mendon edhe deputeti i AAK’s, Pal Lekaj, i cili tha se zhvillimet që ndodhin në pjesën tjetër nuk janë çashtje me të cilat merret PAN.