A mundet me ndodhë edhe kjo, mbas mesnate m’u votue Qeveria

Deputetët opozitarë kanë paralajmërue se kanë me dhanë mendimin e tyne në sallën e Parlamentit për Qeverinë e re.

Aty priten me folë edhe përfaqësuesit e pozitës dhe Kryeministri i ri, Ramush Haradinaj.

Secili deputetë ka nga 10 minuta kohë derisa votimi i Qeverisë pritet me ndodhë mbas mesnatës nëse nuk e shtyjnë seancën për të Diellën.

Asnji problem nuk do ta kenë deputetët e Listës Sprksa për me marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Kosovës për me votue Qeverinë që fillon sot n’orën 16:00.

Zyrtarët e Vetëvendosjes dhe të LDK’s kanë paralajmërue se deputetët e tyne kanë me folë në seancën plenarë për votimin e Qeverisë.

Llogaritun në kohë, nëse secili deputet shfrytëzon kohën maksimale të lejueme, atëherë, vetëm koha e fjalimeve të deputetëve të LDK’s e Vetëvendosjes ka me marrë rreth 10 orë.

Sidoqoftë, zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, kanë thanë se fjalimet e deputetëve mund të shkurtohen në kohë vetëm nëse seanca vendos për nji gjë të tillë, shkruen Express.

Seanca për votimin e Qeverisë asht caktue mbas konstituimit të Parlamentit, i cili ishte i bllokuem ma shumë se dy muej, për shkak se PDK-AAK e NISMA nuk arrinin me ba numrat e nevojshëm.

Haradinaj pritet m’u votue Kryeministër në nji Qeveri me vetëm 62 deputetë.

Deri tash asht sqarue se PDK do t’i ketë 6 ministri; AAK dy; AKR katër; NISMA tri ministri; Lista Srpska me minoritetet katra.