A mundet me shty seancën takimi i Vucic me Listën Serbe!

Përderisa koalicioni PANA (PDK, AKK, Nisma, AKR ) me mandatarin për Kryeministër Ramush Haradinajn po presin që me votue për Qeverinë e tyne në seancën e Kuvendit të thirrun për sot n’ora 16:00, përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës kanë shkue në kryeqyetin serb në takimin me Presidentin Aleksandar Vucic.

Takimi me Vucic’in ka me fillue nga ora 13:00 në Beograd, dhe kjo shton gjasat që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës mos me fillue në kohën e parapame.

 

LEXO EDHE:

Mediat serbe: Qe çka po kërkon tash Lista Serbe

Mediat serbe gjatë ditës së djeshme kanë përfol 3 emna të mundshëm për udhëheqje me ministri nga Lista Serbe në qeverinë Haradinaj, mirëpo konsultimi i sotëm pritet me qenë vendimtari.

Në takim përveç Vucic’it pritet me qenë edhe Shefi i së ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

 

Shperndaje në: