A mundet me u arratisë perseri dilleri i drogës!

Nji gjykatë ka vendos kthimin e lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohun botnisht si ‘El Chapo’, në burgun nga ku ai u arratis në Altiplano.

El Chapo mbasi u kap në Kallnor u vendos fillimisht në Altiplano, por për arsye sigurie u transferue në nji tjetër burg të sigurisë së naltë në veri të vendit në Chihuahua.

Por tashma besohet se masat e sigurisë në Burgun e sigurisë së Naltë në Altiplano janë përmirësue dhe për këtë arsye asht vendos edhe rikthimi i tij në qelitë e këtij burgu.

Por simbas avokatit Jose Refugio Rodriguez, qeveria mundet me apelue vendimin dhe për këtë ka në dispozicion tre muej kohë.

Vendimi bahet publik pak kohë mbasi djali El Chapo, Jesus Alfredo Guzman, asht rrëmbye bashkë me 5 anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa.