A mundet prej fytyre me u pa krimineli? Dy studiues thone – po!

Blade Runner: The Final Cut

Si ne filmin Blade Runner, nji kompjuter i dy hulumtuesve kinez asht avansu njaq sa me gjykue nga tiparet e fytyres tuej se a jeni kriminel apo jo.

A mundet nji kompjuter me dijte se a jeni a s’jeni kriminel vetem nga fytyra juej?

motherboard

Ne studimin e botuem ‘Automated Inference on Criminality using Face Images’, Xiaolin Wu dhe Xi Zhang nga universiteti Jiao Tong i Shangait, kane investigue se a mundet a jo nji kompjuter me detektue kriminelin vetem nga fytyra.

Ata e kane ndertue nji algoritem i cili i ka krahasue tiparet e fytyrave te kriminelave me nji saktesi te hatashme.

Jane kater tipare te fytyres si vija e buzeve, kandi i mbrendshem i syve dhe distanca hunde-buze qe ndihmojne me saktesi te madhe prej 89.51 per qind me diktue kriminelin prej jokriminelit, thone dy studiuesit.

Ata nisen nga ajo thanie e njoftun e Aristotelit se “asht e mundun me e lexue karakterin nga tiparet e fytyres’, por nga ana tjeter i kane ngacmue dhe alarmue krejt skeptiket e Intelegjences Artificiale. Ky punim i ketyne dy kinezeve asht nji arsye edhe ma e forte pse duhet me qene shume shume te kujdesshem me Intelegjencen Artificiale. Sepse, simbas skeptikeve, diçka e ketille asht krejt e pamundun dhe shume e rrezikshme./Motherboard