A po bisedon AKR me PAN’in?

Edhe pse anëtarët e koalicionit PAN po deklarohen se janë në bisedime për sigurimin e numrave të nevojshëm për votimin e Kryetarit të Kuvendit, AKR e Behgjet Pacollit e cila asht pa si “opcion”, i PAN’it, po deklarohet se nuk janë në bisedime me këtë koalicion.

Nji marrëveshje mes LDK’s e LVV’s e përkrah edhe AKR, për të cilën kohët e fundit flitej se ka me ju bashkue PAN’it.

Vesel Makolli, Sekretar i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thanë për Zërin se AKR mbështet nji marrëveshje mes LDK’s e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe se mbas takimit të fundit gjanat kanë lëviz në aspektin pozitiv.

Kurse për bashkëpunim të mundshëm me koalicionin PAN ai tha se nuk janë tue bisedue.