A po deshton prap testi i maturës, qe pse!

Rrjedhja e testeve të maturës online nëpër rrjetet sociale, duket se e ka zanë të papërgaditun Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Të kontaktuem nga Gazeta Blic, zyrtarë nga kjo ministri nuk kanë pasë koment se si do të veprojnë tash mbas rrjedhjes së testeve.

Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit i kontaktuem ka thanë se nuk ka kohë që të flas momentalisht për këtë problematikë.

“N’ora 14:00 kemi konferencë për media, dhe aty mund të pyesni për të gjitha”, i ka thanë gazetës Guri.

 

testi