A po dobësohet Irma derisa po lëvizë kah Florida!

Uragani Iram asht dobësue sot dhe asht kthy në kategorinë 4, mbasi e ka humb fuqinë në rrugën e vet prej Kubës për në Floridë të Shteteve të Bashkueme.

Sot herët në mëngjes, Irma ka lëviz përgjatë Arkipelagut Kamagej, me shpejtësi të erës prej 250 kilometrave n’orë, ka njoftue Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkueme për Uragane.

Irma ishte ndërmjet kategorisë 4 dhe 5, që zakonisht asht klasifikimi për stuhitë ma të fuqishme.

Nga ky uragan në Karaibe janë vra ma s’paku 20 vetë.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka kërkue nga banorët në pjesën jugore të Floridës, që me i respektue urdhnat për evakuim, derisa uragani Irma po u afrohet brigjeve të këtij shteti.

Afro 5.6 milionë njerëzve në Floridë u asht tërheq vërejtja m’u largue nga shtëpitë e tyne.

Parashikohet se kjo stuhi ka me arritë afër Floridës nesër në mëngjes.

 

Shperndaje në: