A po don Mustafa Qeveri të përbashkët me Vetëvendosjen! (video)

Ngërçi politik në Kosovë pritet me zgjasë, ndërsa kreu i LDK’s, Isa Mustafa tha për Top Channel se partia e tij nuk ka me votue Kadri Veselin për Kryetar të kuvendit.

LDK, thotë Mustafa, nuk e shikon të mundshëm nji koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa flet për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

I pyetun në lidhje me mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë, kreu i LDK mendon se asht mirë që kjo të shmanget.

“Unë mendoj se na duhet t’i shmangim zgjedhjet e parakohëshme sepse ato nuk na ndihmojnë për asgja. Duhet të bajmë përpjekje maksimale që të konstituojmë institucionet. Se sa ato institucione do të jenë të qëndrueshme, asht pastaj nji pikëpyetje e madhe”, tha ai.