A po e nisë Turqia nji luftë tjetër në Rajon?

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka paralajmërue se referendumi i pamvarësisë i qeverisë rajonale kurde mundet me shkaktue pasoja të gjana për këtë zonë, tue përfshi veprimin ushtarak turk dhe bllokimin e nji tubacioni kyç të karburantit.

Ndërkohë që në Irakun e Veriut po zhvillohen votimet për pamvarësinë e rajonit, Erdogan la të kuptohet që forca ushtarake mund të përdoret për me ruejt ‘status quon’ në rajon.

Erdogan tha se fqinjët e Turqisë “nuk duhet me pritë që na me ba nji sy qorr”.

“Na kemi me vazhdue me punue në përputhje me integritetin territorial të Irakut”, tha ai në nji mesazh në Twitter.

Ai shtoi se sa i përket Irakut dhe Sirisë “që paraqesin nji kërcënim për vendin tonë … na kemi të gjitha opcionet para nesh”.

Komentet e Erdoganit vijnë ndërkohë që Ministria e Jashtme turke në nji deklaratë premtoi se “kanë me marrë çdo masë që buron nga e drejta ndërkombëtare dhe nga autoriteti i dhanë nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë”.

Tue ju përgjigj përpjekjes së rajonit federal kurd, i cili kërkon në nji mandat për pamvarësi nga Iraku, Erdogan tha se Turqia mundet me bllokue benzinën që vjen nga rajoni.

Të dy kombet veprojnë në linjën Kirkuk-Ceyhan, e cila në 970 km, asht tubacioni kryesor i Irakut për eksportin e naftës në perëndim.

“Mbas kësaj, le të shohim se përmes cilit kanal qeveria rajonale irakiane ka me dërgue naftën e saj, ose ku ka me shitë atë,” tha Erdogan në nji fjalim të mbajtun të Hanën.

“Na kemi rubinetin. Momenti që e mbyllim rubinetin, atëherë gjithçka ka përfundue”.

Kufini juglindor i Turqisë ka qenë skenë e nji beteje të gjatë separatiste nga ata që kërkojnë nji shtet kurd. Simbas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që përcjell dhunën në rajon, rreth 2,448 njerëz kanë vdek në konflikt që nga viti 2016.

 

Shperndaje në: