A po i ‘ha’ fjalët Mustafa, tash thotë se asht i hapun për bashkëpunim me VV’n!

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, tha para mediave se asht i hapun për bashkëpunim me Vetëvendosjen për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Mustafa tha se nëse arrihet pajtueshmëni në programet e dy partive politike asht i gatshëm me ndërtue Qeverinë me Vetëvendosjen.

Ai ka kallxue se sot asht zhvillue nji takim ndërmjet Nënkryetarit të LDK’s, Lutfi Hazirit, dhe Albin Kurtit të VV’s, për me shikue mundësitë e bashkëpunimit.

“Kemi me ba përpjekje të konstituohet Kuvendi dhe m’u themelue Qeveria, kemi nevojë për Qeveri të rregullt. Nuk kemi me përkrahë asnji koalicion me PDK’n, ndërsa me Vetëvendosjen jemi të hapun me bashkëpunue dhe me pa anën programore se sa mund ta përshtatim programin”- tha Mustafa, mbasi prezentoi zyrtarisht kandidatin për Prishtinë, Arban Abrashin.

“Sot ka pas takim mes Lufti Hazirit dhe Albin Kurtit në mënyrë që të shihen mundësitë e bashkëpunimit. Të shohim programin qeverisës me VV’n dhe nëse pajtohemi në program, jemi të gatshëm me ndërtue nji Qeveri të përbashkët”, tha Mustafa tutje.