A po mashtron KEDS me planin e reduktimeve të rrymës?

KEds-kosova1

Plani i reduktimeve që po e ban KEDS, me arsyetim e revizionit, mundet me marrë fund së shpejti, mbasi kjo e ka shty ZRRE’n me dal në terren dhe me vërtetue se a mundet me qenë mashtrim.

ZRRE këtë të Premte ka me dalë me nji raport zyrtar, të cilin ka me prezentue në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ku ka me i prezentue të gjetunat se a ka pase a jo mashtrim nga ana e KEDS’it.

Kështu ka thanë në nji përgjigje përmes postës elektronike, zyrtarja për media në ZRRE, Adelina Murtezaj Bajrami.

“Tashma Bordi ka raportue lidhun me këtë çashtje edhe para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, dhe në takimin e ardhshëm, që asht planifikue të mbahet të Premten, me 25 Nandor 2016, në Rend të Ditës asht parapa të shqyrtohen edhe të gjetunat e ekipeve profesionale të ZRRE nga monitorimet e tyne në terren”.

Ajo ka theksu se ZRRE po ashtu ka kërkue për rrjedhat e energjisë me vërtetu se a po përputhen planet e deklarueme për bilancin energjetik të këtij viti.

“Po ashtu, ZRRE ka kërkue jo vetëm nga KEDS, por edhe nga operatorët e tjerë, raportet për rrjedhat e energjisë për me vërtetue se a janë sjell të gjithë operatorët simbas rregullave dhe planifikimeve që kanë deklarue në Bilancin energjetik të këtij viti. Gjenerimi Transmisioni, Furnizimi, importet dhe eksportet janë të parapame në Bilancin Energjetik dhe monitorohen nga ZRRE, e cila sigurohet që tana rrjedhat e energjisë janë në përputhje me Rregullat dhe Bilancin energjetik”, ka thanë Murtezaj-Bajrami.

E në rast që vërtetohet se ka pasë manipulime, stafi i ZRRE ka m’i raportue bordit dhe ky i fundit ka me marrë masa ndëshkuese ndaj KEDS’it.

“Sa i përket ndërpremjeve të ditëve të fundit, stafi profesional i ZRRE asht tue monitorue dhe për çdo devijim nga rregullat dhe procedurat ka me raportue Bordin e ZRRE, i cili asht përgjegjës për vendimmarrje në rast të ndonji shkelje të qëllimshme të rregullave dhe kushteve të licencës nga ndonji nga operatorët”, ka theksue ajo.