A po pregaditë Rusia luftë? Urdhnon krejt rusët m’u kthye n’atdhe

Rusia ka urdhnue të gjithë zyrtarët që të kthejnë të gjithë të afërmit e tyne që gjenden jashtë vendit për shkak të rritjes së tensioneve dhe nisjes së mundshme të luftës globale.

Politikanë dhe personalitete të nalta thuhet se kanë marrë nji paralajmërim nga presidenti, Vladimir Putin, me i sjell të gjithë të dashtunit e tyne n’atdhe, simbas mediave lokale, raporton Daily Mail.

Kjo vjen mbasi Putin ka anulue nji vizitë të planifikueme në Francë, dhe ka afrue raketat bërthamore te kufini polak.

Simbas Dailymail, stafi administrativ, administratorët rajonalë, legjislativi i të gjitha niveleve e të gjithë punëtorët e korporatave publike janë urdhnue me i kthy fëmitë e tyne prej shkollave të jashtme menjiherë.