A po tuten mediat serbe se Vatikani ka me njoftë Kosovën!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë ditës së Ejte u takue me Papa Françeskun në Vatikan.

Ky takimi u përfol shumë nga mediat serbe të cilat raportuen se vizita e Thaçit ndodhi për me i kërkue Papës që Vatikani me njoftë Kosovës, mbasi nji gja e tillë ende nuk ka ndodh.

Dy ditë mbas takimit të Thaçit dhe Papës, Blici serb shkruen se Vatikani nuk ka me ndryshue qëndrimin e tij ndaj Kosovës përkundër vizitës së Presidentit kosovar atje, përcjell lajmi.net.

Blici më pas i referohet gazetës serbe ‘Politika’ se simbas burimeve të kësaj të fundit nga qarqet diplomatike, njohja e Kosovës nga Vatikani nuk ka me ndodhë të paktën jo tash për tash.

Madje, simbas tyne, vizita e Presidentit Thaçi në Vatikan nuk kishte ndonji randësi që kishte me mujte me ndryshue qëndrimin e Vatikanit karshi Kosovës.