A po vjen Dimni, qe çka po e pret Shqipninë!

Dimni i parakohshëm që ka përfshi tashma nji pjesë të Europës, mbërrin edhe në Shqipni.

Meteorologët thonë se mbas nji fundjave me mot të mirë, dita e Hanë dhe e Martë ka me sjellë reshje të denduna shiu të cilat munden me shkaktue përmbytje në disa zona në vend.

Parashikohet të sjellin përmbytje, mbasi reshjet do të jenë të Hanën dhe të Martën në të gjitha qytetet, në Lezhë, Durrës, kryeqytet do të jenë me intensitet të naltë.
Të Mërkurën shiu ka me ju lanë vendin temperaturave të ulëta të cilat kanë me sjellë reshje në formë bore të paktën në zonën e Alpeve.