A u pendue Merkel që jau hapi dyert refugjatëve? Kjo asht deklarata e saj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thanë sot se nuk pendohet për vendimin që e mori në vitin 2015 për m’i hapë kufijtë e vendit për qindra mija refugjatë.

Në nji intervistë me gazetën, Welt am Sonntag, Merkel e mohoi se kishte ba gabime në politikën e saj për dyert të hapuna, edhe pse mbërritja e nji milion refugjatëve në Gjermani në dy vitet e fundit nga Siria dhe Iraku hapi mosmarrëveshje të thella në partinë e saj konservatore dhe ia uli përkrahjen asaj.

“Kisha me i marrë përsëri krejt vendimet e randësishme të vitit 2015,” ka thanë Merkel.

Ajo ka thanë se vendimet i kishte marrë bazue në pikëpamje humanitare dhe politike.