AAK e jep lajmin e fundit për krijimin e Qeverisë

Qeveria e ardhshme ka me pasë në krye me Ramush Haradinajn si dhe institucionet e vendit kanë m’u formue deri në mesin e Korrikut.

Kështu po thonë zyrtarë të koalicionit PAN.

Anëtari i kryesisë së AAK’s, Muharrem Nitaj, ka thanë se kreu i partisë së cilës ai i takon tash e disa ditë ka fillue negociatat me individë të partive politike për me sigurue numrat e nevojshëm rreth formimit të institucioneve të shtetit.

“I nominuaemi për Kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka fillue negociatat rreth formimit të Qeverisë së re tash e disa ditë. Në këtë rreth të negociatave, Haradinaj, ka takue edhe deputetë individualisht të partive të caktueme politike”, ka thanë Nitaj.

Ai spjegon se kandidati për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj asht tue zhvillue biseda me disa nga deputetët e AKR’s, LDK’s si dhe pakicave serbe.

“Ka bisedue me deputetë të pakicave serbe, me përfaqësuesit të AKR’s, asht në kontakte me deputetë të LDK’sa”, ka thanë ai për Express.

Nitaj asht shpreh i bindun se institucionet e vendit kanë me themelue deri në mesin e  Korrikut.

Thotë se në krye të Qeverisë ka me qenë Ramush Haradinaj.