AAK: Ftesa e Haradinajt u kthy në nji luftë propagandistike

‘Për keqardhje’ e quen sjelljen e partive që u ftuen në takim nga Haradinaj përmes nji ftese, zadhanësi i AAK’s Muharrem Nitaj, tue shtue se kjo u shndërrue në nji luftë propagandistike nga ata që u ftuen.

Nitaj shton se Mustafa, Ymeri e Kurti ende nuk e kanë kuptue se, siç thotë ai, Haradinaj asht i njajti që ata e kanë njoft gjithmonë ‘dhe shpesh e kanë admirue’.

“Asht për keqardhje se si nji ftesë krejt normale e Ramush Haradinajt, për me i takue Mustafën e Ymerin, asht shndërrue në nji “casus belli” për nji luftë propagandistike të këtyne të fundit. As Mustafa, as Ymeri e as Albini, ende nuk e kanë kuptue se Ramush Haradinaj, asht po a i njajti që ata e kanë njoft gjithmonë dhe shpesh edhe e kanë admirue’, ka thanë Nitaj për Metron.

Nitaj shton se ftesa ishte formale dhe takimi për të cilin ftoheshin partitë, ishte po ashtu formal.

‘Ajo ishte ftesë normale e nji politikani normal, për nji takim formal’, ka thanë ai.