Aeroplani bjen n’det, pshton për mrekulli piloti 70-vjeçar

Gjatë nji spektakli, nji aeroplan ka ra në det tue shty spektatorët e tronditun të kcejnë në ujë për me pshtue pilotin.

Ngjarja ka ndodhë rreth orës 15:30 në brigjet e Herne Bay. Piloti 70-vjeçar ka humbë kontrollin e mjetit fluturues dhe ka përfundue në det. Ai ka qëndrue pothuejse nji minutë nën ujë, derisa spektatorët rrotulluen avionin dhe e nxorën në breg.

70-vjeçari i ka mbijetue për mrekulli kësaj rënie të rrezikshme tue marrë vetëm disa lëndime të lehta.

243487 243488