Aeroplanmbajtësja ‘Big Lizzie’: Britania ‘kallxon muskujt’ (foto)

Në këto kohë kur flitet kaq shumë për luftën dhe për armatimin, nuk mund të rrinte pa kallxue ‘muskujt’ edhe Britania e Madhe.

Ushtria e këtij vendi ka ekspozue anijen ma të madhe dhe ma të fuqishme të ndërtueme najherë në Britani.

Aeroplanmbajtësja “HMS Queen Elizabeth” mbërriti në portin e saj për herë të parë.

Ky ishte nji mesazh për të gjithë aleatët dhe armiqtë e vendit.

Aeroplanmbajtësja ka kushtue 3 miliardë sterlina.

Ajo do jetë anija kryesore e vendit për 50 vjetet e ardhshme.

Anija mbërriti këtë mëngjes në portin e Portsmuthit.

Ekuipazhi i saj asht 700 persona dhe ajo peshon 65 mijë ton.

Njihet me emnin ‘Big Lizzie’ dhe do mbetet pa avionë deri vitin që vjen.

Aeroplanmbajtësja hyn plotësisht në shërbim në vitin 2020.