Afati i SHBA, Basha përgjigjet sot në 16:00h

Pamvarësisht se nuk solli nji paketë amerikane për zgjidhjen e krizës, zyrtari i DASH, Yee, i cili ishte dje në Tiranë, ka riaktivizue mundësitë për dialog tue i dhanë opozitës 24 orë kohë për me marrë vendim nëse ka me hy ose jo në zgjedhje.

Zv/sekretari Amerikan i Shtetit, gjatë takimit që zhvilloi me Lulzim Bashën, i ka lanë nji afat 24 orësh kryetarit të PD në Shqipni, për me vendosë lidhun me paketën e zv/presidentit të Partive Popullore Europiane, David McAllister.

Takimi Basha-Yee zgjati rreth 90 minuta, ndërsa mësohet nga burime pranë takimit se asht dominue nga fillimi deri në fund nga diskutimet rreth ofertës “McAllister”, të cilën kryetari demokrat e refuzoi në tryezën e negocitave të 25 Prillit.

Por, insistimi i Yee se ky asht drafti i vetëm që mundet me ofrue kompromisin mes palëve, ka ba që kryetari demokrat me pranue afatin e vendosun nga zyrtari i Uashingtonit, për m’u përgjigjë zyrtarisht sot n’orën 16:00.