AFP: Kosova përballet me krizë të mundshme politike

Agjencia franceze e lajmeve AFP i ka kushtue nji artikull zhvillimeve të fundit në Kuvend për zgjedhjen e drejtuesit të ri të saj.

Ky medium shkruen se Kosova përballet me krizë të mundshme politike mbasi Parlamenti i ri nuk arriti me zgjedhë Kryekuvendarin e ri t’Ejten, tue hedh dyshime nëse koalicioni që fitoi zgjedhjet e parakohshme të Qershorit mundet me mbledhë shumicën.

“Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit asht kyçe për shkak se tregon nëse koalicioni, tue përfshi edhe ish- komandantët e luftës së Kosovës për Pamvarësi, munden me tubue votat për me zgjedhë Kryeministrin”

Aleanca e quejtun “krahu i luftës”, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e 11 Qershorit, por ka vetëm 39 ulëse nga 120 në parlament.

Ajo pasohet nga Vetëvendosje me 32 vende, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 29 sish.

“Ata refuzojnë me hy në koalicion me “krahun e luftës”, gja që pengoi formimin e nji qeverie të qëndrueshme”.

“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit asht nji hap i randësishëm për me formue Parlamentin dhe me i hapë rrugën Presidentit për emnimin e Kryeministrit”.