Agim Bahtiri i ‘godet’ keq Mustafën e Veselin

AKR

Agim Bahtiri, Nënkryetari i AKR’s, ka thanë se Isa Mustafa asht “e keqja e këtij vendi” mbasi simbas tij ai ka zvarrit proceset politike, kurse Kadri Veselin e cilëson politikan të dobët.

Bahtiri në Klan Kosova ka thanë që përkundër takimeve që ka pas me Mustafën ai ka dashtë që qëllimisht me zvarritë proceset politike në vend.

“Mustafa asht e keqja e këtij vendi mbasi i kemi dhanë mundësitë që ai me ba nji qeverisje tjetër”.

” Jemi takue disa herë, i kam kërkue Mustafës me lëvizë përpara dhe me ndryshue qeverisjen”, ka thanë Bahtiri.

Ndërsa për liderin e PDK’s, Bahtiri ka thanë se “Kadri Veseli asht politikan jo i mirë”.

“Ai e solli partinë në këtë situatë. Veseli e ka barazue PDK’n me AKR’n që i ka vetëm katër deputetë”, tha Bahtiri.

 

Shperndaje në: