Agim Bahtiri vjen me deklaratë, qe kur vendi ka m’u ba me Qeveri

Nëse deri më datën 7 Shtator, datë kjo e përfolun m’u mbajt seanca e radhës konstituive, partitë politike nuk e pranojnë ofertën e AKR’s, për Qeveri gjithëpërfshimëse, atëherë kjo e fundit ka me vendosë vetë se cilin drejtim politik ka me marrë.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri, thotë se për punët e AKR’s nuk duhet me folë askush përveç zyrtareve të kësaj partie, tue aludue në deklaratat e Mimoza Kusarit se AKR nuk ka nënshkrue koalicion me PAN.

Ai në nji deklaratë për Express, ka thanë se AKR nuk ka bisedue asnjiherë me zyrtarë të koalicionit PAN rreth ndonji marrëveshje të mundshme në mes të këtyne dy subjekteve.

Thotë se deri më datën 7 Shtator do të presin se si kanë me reague subjektet politike ndaj ofertës së AKR’s.