Agjendë e ngjeshun e Pacollit në Mal të Zi, kjo asht arsyeja e vizitës

Zavendëskryeministri dhe Ministëri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të Martën ka me qendrue në Mal të Zi për çashtjen e Demarkacionit.

Pacolli, në Podgoricë, ka me takue homologun e tij, Ministrin e Jashtëm malazez Srdjan Darmanović.

Ky ka me qenë takimi i parë i kësaj dite, që asht parapa n’ora 10:15 në nji villë, simbas agjendës së zavendëskryeministrit të parë.

Më pas, Pacolli ka m’u pritë nga Zavendëskryeministri i Malit të Zi, njiherit Ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin.

Pritja asht planifikue n’ora 11:20 në kabinetin e Pazhinit.

Në 12:00, në të njajtën villë ku Pacolli ka me takue homologun e tij të jashtëm të Malit të Zi, ka m’u takue edhe me Kryetarin e Parlamentit malazez Ivan Brajović.

Në të njajtin vend, 40 minuta më pas asht rezervue takimi me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović.

Vizita e Behgjet Pacollit në Podgoricë përfundon me takimin me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi.

Takimi, simbas agjendës, parashihet të mbahet n’ora 15:15 minuta.