Ahmeti e din kush e sulmoi Komunën, ka me ju befasue kush asht!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folë mbas sulmit me ngjyrë dhe shtalba në drejtim të objektit të Komunës që ai udhëheq.

Ahmeti ka mohue se ky sulm mund të jetë ba nga dikush i LDK’s, apo ndonji partie tjetër opozitare në komunë.
Ai ka tregue se ky sulm asht ba nga nji person për të cilin thotë se pothuejse çdo gjashtë muej banë diçka të ngjashme.

“Asht nji person i cili çdo gjashtë muej gjuen me diçka në drejtim të objektit të Komunës”, citohet të ketë thanë Ahmeti për portalin ‘Indeksonline’.

I pari i Prishtinës ka tregue se personi në fjalë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili kishte braktis punën për me kërkue azil n’Europë, por që më pas asht kthye mbrapa.

“Ai tash kerkon strehim dhe pagesë nga Komuna e Prishtinës ndërsa na e kemi drejtue për në ministri por që prapë vije tek ne”, ka sqarue tutje rastin kryetari Shpend Ahmeti.

Të njajtin version për incidentin e sotëm e ka dhanë zadhanësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi.

“Objekti i Komunës asht gjuejt me ngjyrë nga nji fatkeq, ish-polic, i cili ka kërkue fatin bashkë me familje në mergim, por asht deportue në Kosovë.

Tash i shkreti nuk ka strehim dhe nuk ka punë, por protestën e ban në adresë të gabueme. Komuna e ka ndigjue hallin e tij, por e ka të pamundun me i ndihmue” ka shkrue Vraniqi në Facebook.