Akcion i madh i policisë, kapet drogë në qendër të Prishtinës (video)

Policia e Kosovës ka zhvillue mbramë nji akcion në qendër të Prishtinës.

Me këtë rast, autoritetet e sigurisë arrestuen disa persona mbasi të njajtëve u janë gjet substanca narkotike.

Simbas PK’s, 15 persona gjatë kontrollit ishin nën ndikim të alkoolit.

Ndërsa, afër objektit të Bankës Qendrore dy prej tyne ju asht konfiskue drogë e tipit ‘marihuanë’.

Dy të dyshuem janë shoqnue për në stacionin qendër të policisë.

Kurse rreth orës 4:00 të mëngjesit në stacionin e trenave policia ka kap poashtu drogë e tipit marihuanë. /Indeksonline

 


Policia e Kosoves aksion – Indeksonline by indeksonline-info

Shperndaje në: