AKR kësaj here befason me kandidatin për Prishtinën (foto)

pacolli

Vesel Makolli, Sekretar i Aleancës Kosova e RE, ka ba të ditun emnin e kandidatit të këtij subjekti për Kryetar të Prishtinës.

Kandidat asht Selim Pacolli, ndërsa zyrtarizimi i kandidaturës u ba mbas kërkesës së pesë degëve të Aleancës Kosova e Re.

Ma herët ishte raportue se Behgjet Pacolli do t’ishte kandidat, por duket se këtë detyrë ja ka lëshue Selim Pacollit.

Garës për Prishtinën i kanë hy edhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Arbër Vllahiu nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës.