AKR vjen me nji qendrim mbas ultimatumit ndaj LDK e VV!

Ka skadue ultimatumi i Presidentit të AKR’s, Behgjet Pacolli, drejtue Isa Mustafës dhe Albin Kurtit që mbrenda 10 ditëve me arritë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën qëndrimi i tij në koalicionin LAA nuk ka kurrfarë kuptimi.

Por, palët nuk kanë arritë kurrfarë marrëveshje, pamvarësisht këtij afati 10-ditor.

Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i AKR’s, Vesel Makolli, ka deklarue për Zëri se ultimatumi i Pacollit ishte dhanë ma shumë për me reflektue se sa ndonji tentim për me dalë nga koalicioni.

LEXO EDHE: Lekaj e jep lajmin për krijimin e institucioneve me 24 Gusht

“Opozita nuk asht tue reflektue, prandaj ma shumë ky ultimatum ka qenë për me bashkue opozitën”, ka shtue Makolli, tue sqarue se ultimatumi synon me shpëtue vendin nga vonesa e formimit të institucioneve.

Ai ka shtue se Kosova aktualisht asht në nji situatë shumë të pafavorshme.

“Nëse dikush e do shtetin e vet, atëherë nuk do të duhej lejue me lanë shtetin pa pozicion”, ka theksue Makolli.