AKR’ja, me PAN’in apo me LAA’n? Qe çka thotë zyrtari i kësaj partie

Aleanca Kosova e Re, nuk ka ba marrëveshje për krijimin e institucioneve me koalicionin PAN dhe kjo nuk pritet me ndodhë, simbas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, i cili për KosovaPress tha se ata janë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se kane me i ndejt besnikë këtij koalicioni.

Sa i përket asaj që kryetari i AKR, Behgjet Pacolli, iu ka dhanë afat 10 ditor Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të merren vesh për formimin e Qeverisë, Makolli thotë se e ka ba që këto parti të bajnë marrëveshje në letër.

Për ma tepër, ai thotë se kjo ka qenë vetëm nji nxitje për opozitën që të merren vesh.