Aksidentohet në Maqedoni ish-ministri i Financave të Shqipnisë, Arben Ahmetaj

Ish-ministri i Financave në Shqipni, Arbën Ahmetaj, asht plagosë në nji aksident automobilistik në Maqedoni. Lajmi asht ba publik nga mediat shqiptare në Maqedoni, simbas të cilave, aksidenti ka ndodhë mbasditen e së Diellës në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë.

Simbas TetovaSot në aksident janë përfshi nji autobus dhe dy automjete, njani prej të cilëve Range Rover me targa të shqiptare të cilën e drejtonte ish-ministri Financave të Shqipnisë. Në këtë aksident janë lëndue 14 persona, mes tyne edhe ish-ministri Ahmetaj.

Ky aksident u konfirmue edhe nga zv/ministri i Mbrendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ka vizitue në ambientet e spitalit ish-ministrin Ahmetaj.