Video: Aktorja e Beverly Hills mes lotëve: Kanceri m’asht përhapë në trup!

Nji lajm i hidhun për të gjithë admiruesit e aktores së Beverly Hills 90210, Shannen Doherty. Kanceri i gjinit, i cili u zbulue në Frorin e vitit të kaluem, tashma asht përhapë në nyjet limfatike.

“Kanceri i gjinit asht përhapë në nyjat limfatike dhe për këtë arsye duhet me ju nënshtrue kimioterapisë dhe mbas saj më duhet me ba radiografi”, tha Doherty.

Aktorja 45 vjeçare, e cila në Maj ju nënshtrue nji operacioni me heqjen e njanit gji, pranon se, asht e shqetësueme për të ardhmen e saj të panjohun.
“Më tremb e panjohuna. A ka me pasë efekt kimioterapia dhe radiografia? Çdo gja tjetër asht e përballueshme: Dhimbja, fakti që jeton veç me nji gji. Ajo që më shqetëson asht qysh ka me qenë e ardhmja ime, qysh ka me pasë efekt te të dashunit e mi”, shtoi ajo.